Please enter at least 3 characters.

Juventusi mposht Leccen dhe vazhdon luftën për zonën Champions

Juventusi ka marrë fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Lecces në kuadër të javës së 32-të në Serie A.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e dytë përmes Teun Koopmeiners i cili me qetësi realizoi për 1-0.

Në minutën e pestë mysafirët iu afruan seriozisht golit duke goditur shtyllën me sulmuesin Nikola Krstovic.

‘Zonja e Vjetër’ e gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe me Kenan Yildiz i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 32-të për 2-0.

Pjesa e dytë ishte e vakët sa i përket rasteve të shënimit, por mysafirët ia dolën ta gjejnë golin në minutat e fundit të ndeshjes.

Ishte qendërmbrojtësi Federico Baschirotto i cili në minutën e 88-të realizoi për 2-1, por Lecce nuk arriti ta shmangë humbjen në fund.

Kështu Juventusi mori fitoren e dytë nën drejtimin e kroatit Igor Tudor, duke bërë një hap të rëndësishëm në luftën për kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Pas kësaj fitore, Juventusi shkon në kuotën e 59 pikëve dhe momentalisht ngjitet në pozitën e tretë, deri nesër (e diel) kur Atalanta do të luajë ndeshjen e saj./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore