Juventusi ka një armë të fortë që e favorizon në Ligën e Kampionëve
25:"LaPresse/Daniele Badolato
24/02/2017
Duke u nisur nga ajo që thonë ekspertët se sulmi e fiton një ndeshje e mbrojtja kampionatin, kjo gjë e favorizon Juventusin në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Max Allegrit është skuadra me mbrojtjen më të mirë në Ligën e Kampionëve.
‘Zonja e Vjetër’ deri në këtë fazë ka pranuar vetëm dy gola në shtatë ndeshje.
Pas tyre qëndron Atletico Madridi, një ekip që po ashtu luan fuqishëm në mbrojtje.
Ata kanë pësuar katër gola deri më tani, aq sa ka pranuar edhe skuadra tjetër spanjolle, Sevilla.
Vendin e katërt e zë Porto me pesë gola të pësuar e ndjekur nga dy gjigantët e Francës dhe Gjermanisë, PSG-ja dhe Bayern, me nga shtatë.
Mbetet të shihet së në fund a do të fitojë sulmi më i mirë, apo mbrojtja. /Telegrafi/


