Please enter at least 3 characters.

Juventusi i bën me miliona euro Interin dhe Milanin

2016/10/juve-1-1.jpg

Sa herë që Juventusi luan si mysafirë në San Siro, stadiumi është plot sikur Interit ashtu edhe kundër Milanit.

‘Zonja e Vjetër’ që është kampion në pesë vitet e fundit në Itali, pritet me interesim të madh në qytetin e Milanos.

Në ndeshje me Interin ku skuadra zikaltër kishte fituar 2-1 të gjitha biletat e stadiumit ishin shitur, hera e parë dhe e fundit këtë vit.

Interi vetëm nga biletat kishte inkasuar hiq më pak se  3 milion, 740 mijë e 51 euro, që është një shifër rekord.

Edhe kundër Milanit pritet të ndodh e njëjta gjë, pasi janë shitur të gjitha biletat. 76 mijë sosh.

Nga shitjet e biletave, Milan do të fitojë hiq më pak se 3.55 milionë euro.

Milani edhe pse është mirë në renditje në disa sektor i ka pasur biletat më lirë se Interi për ndeshjen me Juventusin. /Telegrafi/