Please enter at least 3 characters.

Juventusi e mbyll sezonin me humbje, mposhtet nga Sampdoria

2019/05/dybala-2.jpg
202:"GENOA, ITALY - MAY 26: Paulo Dybala of Juventus during the Serie A match between UC Sampdoria and Juventus at Stadio Luigi Ferraris on May 26, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Kampioni i Serie A për sezonin 2018/2019, Juventusi, e ka mbyllur sezonin me humbje, pasi është mposhtur nga Sampdoria me rezultat 2-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse skuadrat kishin disa shanse, mirëpo nuk i konkretizuan ato.

Në pjesë e dytë gjërat filluan të ndryshojnë, pasi Sampdoria dhe Juventusit filluan t’i bënin edhe disa ndryshime në formacion.

Por, Sampdoria u shfaq më kërkuese sesa Zonja e Vjetër, duke arritur që ta shënonte golin e parë me anë të Gregoire Defrel, të realizuar në minutën e 85-të.

Kur u mendua se ndeshja po përfundonte me këtë rezultat, Gianluca Caprari (90'+1) shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.

Pas xhiros së 38-të dhe të fundit për këtë sezon, Juventusi ka grumbulluar 90 pikë, 11 më shumë se sa vendi i dytë Napoli. /Telegrafi/