Please enter at least 3 characters.

Juve shijon fitoren

2016/01/juve-shijon-fitoren_hd.jpg

Vendasit kontrolluan gjithçka në fraksionin e parë dhe këtë e plotësuan me realizmin e dy golave.

Një ndërhyrje e panevojshme e Biondinit ndaj Asamoah në zonë, u ndëshkua me penalti. Arturo Vidal me qetësi e konvertoi në gol (22’).

Asamoah ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, pasi ai dhuroi asistin për Carlos Tevez, i cili e dyfishoi epërsinë (36’).

Në pjesën e dytë, Bianconerët vazhduan ta administronin lojën, derisa mysafirët dukeshin të dorëzuar.

Kjo fitore e mban Juventusin në vend të tretë me pikë të barabarta me Napolin që gjenden një pozitë më lartë, kurse lideri Roma ka pesë pikë më shumë. /Telegrafi/