Please enter at least 3 characters.

Justin Bieber përfshihet në një aksident, nuk pëson lëndime

2018/03/JustinBieber-e1521910322659.jpg
136:"plays during the 2018 NBA All-Star Game Celebrity Game at Los Angeles Convention Center on February 16, 2018 in Los Angeles, California.
17:"Jayne Kamin-Oncea

Justin Bieber është përfshirë në një aksident komunikacioni të premten mbrëma në West Hollywood.

Sipas TMZ, një Range Rover e ka goditur veturën e këngëtarit të tipit Mercedes G-Class në Sunset Boulevard.

(Foto: Backgrid)

Në vendin e ngjarjes është paraqitur edhe policia, mirëpo nuk janë dhënë detaje në lidhje me aksidentin.

Policët kanë biseduar me këngëtarin kanadez, ndërsa disa fotografi të këtij momenti janë publikuar nga faqet rozë.

(Foto: Backgrid)

Burimet e TMZ kanë thënë se nuk ka pasur të lënduar nga ky aksident.

Bieber duket se ka qenë vetëm, ndërkohë që vazhdojnë spekulimet për ndarjen e tij nga Selena Gomez.

(Picture: Backgrid)

Në javën e kaluar, 24-vjeçari ishte parë me një femër në koncertin e Craig David duke nxitur spekulime se ka nisur një tjetër lidhje. /Telegrafi/