Please enter at least 3 characters.

Joshua pranon se kishte emocione pas kthimit në shtëpi për promovimin e duelit ndaj Miller

2019/02/JoshuaMillweer-3.jpg
294:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 25: Anthony Joshua during an Anthony Joshua and Jarrell Miller Press Conference ahead of their fight in June 2019 for the IBF, WBA and WBO heavyweight titles at Hilton London Syon Park on February 25, 2019 in London, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Joshua ka pranuar se është ndier i emocionuar pas kthimit në Mbretërinë e Bashkuar për ta promovuar meçin kundër boksierit amerikan, Jarrell Miller.

Dy boksierët kanë qëndruar në Londër të hënën për një konferencë për shtyp për promovimin e duelit ndërmjet tyre, mirëpo kësaj radhe gjithçka ishte më qetë në krahasim me atë që ndodhi javën e kaluar në New York.

'Big Baby' nuk dhuroi spektakël kur u vu përballë britanikut, mirëpo nuk ka dyshim se rivaliteti i mes tyre është në ngritje e sipër që nga momenti kur është konfirmuar dueli.

(Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

"E kam thënë atë që kam pasur për ta thënë dhe çfarë mendimi kam për AJ", ka deklaruar Miller në monologun e tij hapës.

Ndërkohë që qëndrimi i Joshuas është se do të flasë brenda ringut në Madison Square Garden më 1 qershor. Ai ishte i qetë në konferencën për shtyp të hënë, por kishte pranuar se kishte emocione të përziera pas kthimit në Mbretërinë e Bashkuara.

I pyetur nga Sky Sports se a shqetësohet për faktin se do ta zhvillojë meçin e parë larg shtëpisë, kampioni i WBA, IBF dhe WBO është përgjigjur: "Natyrisht që po. Nuk ka vend më të mirë për t'u ndeshur se në shtëpi".

"Në javën e kaluar isha në New York gjë që ishte një qëndrim klasi. Por, nuk ka asgjë që mund të krahasohet me qëndrimin në tokën e Mbretërisë së Bashkuar", ka deklaruar kampioni i unifikuar botëror.

(Foto: Mike Stobe/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim, 29-vjeçari ka theksuar se fakti që është kthyer në shtëpi e ka bërë të jetë paksa në ankth.

"Kur jam këtu, kam emocione. Më çohen flokët. Kjo ndodh sepse dua të jap shumë. Por, kur isha në New York ndihesha i relaksuar dhe i qetë, sepse ndihesha si jo favorit. Jam larg shtëpisë, por këtë duhet ta bëjë një kampion bote", ka shtuar ai.

Kujtojmë se Miller ishte i katërti në listën e dëshirave të Joshuas, pas Deontay Wilder, Tyson Fury dhe Dillian Whyte, mirëpo është mundësua e përsosur që AJ ta dëshmojë veten në Amerikë. /Telegrafi/