Please enter at least 3 characters.

Joshua ndihet krenar në postimin e fundit: Dy herë kampion bote

2019/12/Anthony-Joshua-4-breza-e1575760170274.jpg
400:"DIRIYAH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 07: Anthony Joshua poses for a photo with the IBF, WBA, WBO & IBO World Heavyweight Title belts after the IBF, WBA, WBO & IBO World Heavyweight Title Fight between Andy Ruiz Jr and Anthony Joshua during the Matchroom Boxing 'Clash on the Dunes' show at the Diriyah Season on December 07, 2019 in Diriyah, Saudi Arabia (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Joshua ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar se ndihet krenar me arritjet e tij në sportin e boksit.

Britaniku ishte kampion i unifikuar i peshave të rënda në kategoritë: WBA, WBO, IBF dhe IBO, por u mposht në qershor nga Andy Ruiz dhe humbi titujt.

Megjithatë, pas humbjes u organizua revanshi i titujve dhe u mbajt në mbrëmjen e së shtunës në Arabinë Saudite.

Pas 12 raundeve të zhvilluar në Diriyah Arena, Joshua arriti t'i kthej titujt e botës në peshat e rënda me vendim unanim të gjyqtarëve.

Kjo arritje si dy herë kampion i botës e ka bërë krenar Joshuan, i cili ka postuar në profilet e tij private në rrjetet sociale.

"Dy herë", shkruan në postimin e Joshuas, postim që ka të bëjë me fitimin e titujve kampion të botës në dy kohë. /Telegrafi/