Joshua dhe Ruiz arrijnë në Diriyah Arena, gati për super-meçin e peshave të rënda
07/12/2019
Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr kanë arritur tashmë në vendin ku do të zhvillojnë meçin e shumë pritur të peshave të rënda.
Boksieri britanik dhe ai meksikano-amerikan do të zhvillojnë mes vete meçin për titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO.
Ky takim apo revansh i shumëpritur do të zhvillohet në Diriyah Arena të Arabisë Saudite.
Në këtë vend, tashmë kanë arritur të dy boksierët së bashku me ekipin e tyre dhe janë gati për meçin e shumëpritur.
Takimi mes dy gjigantëve të boksit pritet të fillojë rreth orës 22:00.
/Telegrafi/


