Jolevski: Të gjithë vendet e rajonit na kanë ofruar ndihmë
23/08/2016
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë në emisionin ''Studio e Hapur'' në Tv Nova ka thënë se i gjithë rajoni i ka ofruar ndihmë Maqedonisë në lidhje me vërshimet në Maqedoni të 6 gushtit ku humbën jetën 22 persona, një fëmijë mbetet e zhdukur dhe ka pasur shumë dëme materiale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
''Niveli i humanizmit në të gjithë rajonin është shumë i lartë. Të gjithë shtetet fqinjë janë paraqitur për të ndihmuar. Për këtë arsye, në tetorë do të hapet qendra rajonale e ndihmave mjekësore ''Balkan Medical Task Force''. Qëllimi i kësaj qendre është që gjatë katastrofave natyrore të kordinohen ndihmat dhe të ndihmohet menjëherë pasi ata të ndodhin.'' tha ministri Zoran Jolevski./Telegrafi/


