Joanna Krupa njofton se do të bëhet nënë
221:"LOS ANGELES, CA - DECEMBER 12: Joanna Krupa attends the Chaz Dean holiday party 2015 benefiting Love Is Louder on December 12, 2015 in Los Angeles, California. (Photo by Imeh Akpanudosen/Getty Images for Love Is Louder)
16:"Imeh Akpanudosen
28/05/2019
Modelja dhe aktorja me origjinë polake, Joanna Krupa, ka bërë të ditur se është shtatzënë dhe do të bëhet nënë.
40-vjeçarja e ka publikuar një fotografi në Instagram duke e treguar testin pozitiv të shtatzënisë.
"Përshëndetje të gjithëve! Desha ta ndaj këtë lajm të mrekullueshëm me të gjithë", ka shkruar 40-vjeçarja në Instagram.
"I dashuri Douglas Nunes dhe unë jemi jashtëzakonisht të gëzuar për këtë kaptinë të re në jetën tonë dhe mezi presim ta takojmë foshnjën e vogël", ka shtuar më tej Joanna.
Çifti u martuan në verën e vitit të kaluar dhe tash kanë vendosur që ta zgjerojnë familjen e tyre. /Telegrafi/


