Please enter at least 3 characters.

Jo vetëm Liverpooli, edhe dy top klubet tjera angleze pas Gravenberch

2023/04/1251145540.0.jpg

Ryan Gravenberch do të largohet nga Bayern Munichu vetëm pas një viti qëndrim në Allianz Arena.

Mesfushori holandez iu bashkua gjigantit gjerman në verën e vitit 2022 nga Ajax, po ai nuk ka arritur të lë gjurmë te rekordmenët e Gjermanisë.

20-vjeçari ka qenë shumicën e ndeshjeve në bankën rezervë, derisa ka zhvilluar vetëm 27 ndeshje ku kryesisht është inkuadruar në minutat e fundit.

Reprezentuesi holandez ka vendosur të largohet në verë dhe Liverpooli mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me të.

Por garës për t'i fituar shërbimet e holandezit i janë bashkuar edhe dy top klubet tjera angleze Manchester United dhe Arsenal.

Gravenberch është i gatshëm të bëhet me klub të ri dhe po shqyrton alternativat para se të marrë vendimin për të ardhmen, pasi dëshiron që të luaj rregullisht.

As trajneri i ri i Bayernit, Thomas Tuchel nuk llogarit shumë në të dhe bavarezët do ta lënë të lirë të largohet në verë për ofertën e duhur.

Lideri aktual i Bundesligës synon që nga shitja e Gravenberch të fitoj rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/