Please enter at least 3 characters.

Jo vetëm Atletico Madrid, edhe dy gjigantët e Anglisë duan transferimin e Julian Alvarez

2024/07/imago1038275530h.jpg

Atletico Madrid prej kohësh po tenton transferimin e Julian Alvarez nga Manchester City, megjithatë ende pa sukses.

Sulmuesi argjentinas është i gatshëm të largohet nga Manchester City në mënyrë që të shkoj te një skuadër të luaj rregullisht, pasi para Haaland është shumë e vështirë.

Alvarez nuk dëshiron të vazhdojë të ketë një rol dytësor në planet e Pep Guardiolës për shkak të pranisë së Erling Haaland në sulmin e Cityt dhe është në kërkim të një sfide të re.

City nuk ia ka mbyllur dyert largimit të Alvarez dhe tanimë ata i kanë vendosur edhe një çmim prej 80 milionë eurove për skuadrat që duan transferimin e tij.

Megjithatë Atletico Madrid tani ka konkurrencë të fortë nga Anglia për t'i siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas.

TalkSport ka raportuar se dy gjigantët anglezë, Chelsea dhe Arsenal janë duke përgatitur oferta për Julian Alvarez.

Paratë nuk kanë qenë asnjëherë problem për klubet angleze dhe e ardhmja e sulmuesit argjentinas pritet të vendoset pas Lojërave Olimpike ku Alvarez po merr pjesë me Kombëtaren e Argjentinës. /Telegrafi/