Please enter at least 3 characters.

Jessica Alba ndan momentet romantike me Danny Ramirez nga pushimet në Itali

Jessica Alba dhe Danny Ramirez po shijojnë romancën e tyre larg angazhimeve të përditshme, duke kaluar disa ditë pushimi në Itali.

Aktorja 45-vjeçare ndau në Instagram një seri fotosh dhe videosh nga arratisja romantike, ku çifti shfaqet më i afërt se kurrë.

Në fotografitë e publikuara, Jessica pozon me bikini duke treguar format e saj, ndërsa Danny, 33 vjeç, nuk i kursen momentet e afërsisë, duke e përqafuar dhe puthur në shpatull gjatë pozave në plazh, shkruan DailyMail.

Në një tjetër video, të dy shihen duke shijuar verë dhe ushqime të lehta në një varkë nën rrezet e diellit.

Aktorja ndau gjithashtu pamje nga relaksi në paddleboard, vaktet buzë detit dhe një shëtitje me një Fiat Jolly blu, ndërsa postimin e shoqëroi me mbishkrimin: “Ciao Itali”.

Jessica Alba konfirmoi divorcin nga producenti Cash Warren në janar të vitit 2025, ndërsa lidhja me Danny Ramirez nisi pak muaj më vonë.

Çifti e bëri publike romancën në rrjetet sociale në fillim të këtij viti dhe që atëherë kanë ndarë herë pas here momente nga jeta e tyre së bashku.

Pushimet në Itali vijnë pak pasi të dy morën pjesë edhe në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ku Jessica e kishte Danny-n si shoqëruesin e saj në ceremoninë e mbushur me të ftuar të famshëm. /Telegrafi/