Jepu fund problemeve me kaçurrelat!
1. Mos i laj flokët çdo ditë! Flokët pak të yndyrshëm e mbajnë formën më shumë sesa floku i sapolarë dhe i pastër.
2. Përdor balsam të lehtë Balsamet me shumë yndyrë mund të lënë mbeturina në flokë, duke i rënduar dhe duke e prishur kaçurrelin. Nëse të duhet një balsam i yndyrshëm për të luftuar dëmtimin e flokut, kujdesu që ta shpëlash mirë.
3. Hiqu flokëve lagështirën e tepërt Para se ta stilosh flokun, thaje mirë me një peshqir sepse flokët shumë të njomë janë të vështirë për t’u tharë e stiluar.
5. Riparo fundet e dëmtuara Apliko në fundet e tyre një sasi të vogël balsami që nuk shpëlahet ose krem flokësh, nëse janë të dëmtuara ose të lyera. Kjo do të zbusë flokët e dëmtuara, duke e bërë më të lehtë stilimin dhe fiksimin e formës së tyre.
6. Thaji flokët me kokë poshtë Kjo u jep flokëve një volum natyral dhe lëvizje, një fillim i mirë për të stiluar kaçurrelat.
7. Zgjidh vegla profesionale Ato nxehin në mënyrë më të barabartë dhe arrijnë një temperaturë më të lartë se shumë prej veglave që shiten nëpër dyqane. Veglat mund t’i gjeni në dyqanet e specializuara.
9. Përdor llakun edhe poshtë Mos harro të përdorësh llak edhe poshtë flokut, jo vetëm sipër, sepse kështu, floku do ta ruajë formën e vet më gjatë.
10. Mos harro losionet Nëse kaçurrelat e tua janë duke u sheshuar, spërkat një losion për rigjallërimin e kaçurrelave. Më pas, apliko përsëri pak llak. /Telegrafi/


