Jep dorëheqje shefja e inteligjencës kombëtare të SHBA-së
Tulsi Gabbard ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si drejtoreshë e inteligjencës kombëtare të SHBA-së.
Gabbard e njoftoi Trumpin për qëllimin e saj për të dhënë dorëheqjen gjatë një takimi në Zyrën Ovale sot.
Në letrën e saj të dorëheqjes, ajo i tha Trumpit se ishte "thellësisht mirënjohëse për besimin që më dhatë dhe për mundësinë për të udhëhequr Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare për një vit e gjysmë të fundit".
Ajo tha gjithashtu se burri i saj është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit të kockave dhe se ajo duhet të largohet për ta “mbështetur plotësisht atë në këtë betejë”.
I am deeply grateful for the trust President Trump placed in me and for the opportunity to lead @ODNIgov for the last year and a half.
Unfortunately, I must submit my resignation, effective June 30, 2026. My husband, Abraham, has recently been diagnosed with an extremely rare… pic.twitter.com/PS0Dxp5zpd
— Tulsi Gabbard 🌺 (@TulsiGabbard) May 22, 2026
Kishte raportime që sugjeronin se Gabbard dhe Trump kishin mosmarrëveshje të mëdha mbi luftën e Iranit.
Më herët këtë vit, Trump tha se ai dhe Gabbard janë “paksa të ndryshëm” në mënyrën se si i qasen aftësive bërthamore të Iranit.
"Do të thoja se jam shumë i vendosur në faktin se nuk dua që Irani të ketë një armë bërthamore, sepse nëse do të kishin një armë bërthamore, do ta përdornin menjëherë. Mendoj se ajo ndoshta është pak më e butë në këtë çështje, por kjo është në rregull", tha ai. /Telegrafi/


