Please enter at least 3 characters.

Jep dorëheqje Sekretari i Jashtëm britanik

2018/07/johnson.jpg

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka dhënë dorëheqjen mes krizës gjithnjë e në rritje politike për shkak të strategjisë së Britanisë së Madhe në procesin e BREXIT-it.

Johnson është i dyti ministër i kabinetit qeveritar që jep dorëheqjen brenda pak orësh, pas largimit të Sekretarit për BREXIT-in, David Davis, përcjell Telegrafi.

Largimi i diplomatit britanik vjen vetëm 30 minuta përpara se kryeministrja Theresa May të flasë përpara Parlamentit mbi planin e ri për BREXIT-in, që ka irrituar shumë deputetë, kryesisht konservatorë.

Përmes një deklarate, nga "No 10" falënderon Johnsonin për punën e tij, e njoftoi se një zëvendësues i tij do të bëhet publik shumë shpejt. /Telegrafi/