Please enter at least 3 characters.

Jason Momoa: Gjatë xhirimeve të "Game of Thrones" jetoja në furgon, sepse nuk kisha para

2019/05/GettyImages-1127184552-e1559066878482.jpg
209:"HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 24: Lisa Bonet and Jason Momoa attend the 91st Annual Academy Awards at Hollywood and Highland on February 24, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Neilson Barnard/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Game of Thrones, Jason Momoa, arriti famë të madhe pas rolit të Khal Drogo, e që thuhet se pasuria e tij që nga aty vlerësohet 14 milionë dollarë.

Pas përfundimit të këtij seriali të shumëpëlqyer, ai ka rrëfyer se në fillim të xhirimeve për pak mbeti i pastrehë, sepse nuk kishte para mjaftueshëm të paguajë fluturimin e të kthehej në shtëpi.

Me anë të një postimi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Momoa ka treguar se si këtë vështirësi financiare e ktheu në një aventurë.

Jason vendosi të jetojë në furgon dhe të shëtisë gjithë Irlandën me shokun e tij, Brian Andrew Mendoza, gjersa po xhironin disa pjesë të serialit.

“Kur po xhironim GOT, kishim pushim. Nuk kishim para të ktheheshim në shtëpi, kështu që vendosëm të merrnim një furgon me qira në Belfast dhe vozitëm rreth e rrotull këtij vendi të bukur, e po kërkonim birrën më të mirë të vendit", ka treguar ndër të tjerash ai. /Telegrafi/