Please enter at least 3 characters.

Jashari flet për vizitën në shtëpinë e Lushtakut: Isha vetëm si shoqërues i kryeministrit, asgjë më shumë!

2018/05/31564031_1961972357155175_4619498353485414400_o.jpg

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka sqaruar vizitën e tij në shtëpinë e Sami Lushtakut ku u pa së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Jashari përmes një reagimi dërguar mediave, ka thënë se në shtëpinë e Lushtakut ishte vetëm si shoqërues i kryeministrit Haradinaj dhe asgjë më shumë.

Reagimi i tij i plotë:Sot kisha kënaqësinë ta takoj në Komunën tonë Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj me të cilin biseduam për projektet e Komunës së Skenderajt. Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj e falënderoj për vizitën dhe mbështetjen e tij.Sot me kërkesën e tij si nikoqir i Komunës, e shoqërova z. Haradinaj, edhe në një ndejë private te ish-kryetari Sami Lushtaku.Prandaj dua të sqaroj gjithë opinionin se unë si nikoqir i Komunës isha shoqërues i Kryeministrit dhe asgjë më shumë.Vazhdoj të jem Kryetar i Skenderajt transparent, llogaridhënës dhe nuk ka asnjë lëkundje në projektet tona për zhvillim të Skenderajt dhe qëndroj prapa të gjitha deklaratave të mia për të gjitha zhvillimet.Qytetarët e Skënderajt po e shohin frymën e re të qeverisjes me transparencë dhe llogaridhënie, pa korrupsion me duar të pastërta, me synim të qartë arsimin dhe zhvillimin e Skenderajt.