Please enter at least 3 characters.

Japonia shpall listën e lojtarëve për Kupën e Botës, mungojnë dy nga yjet e saj më të mëdhenj

Federata e Futbollit të Japonisë njoftoi listën prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës që do të zhvillohet së shpejti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Kur kanë mbetur më pas se një muaj deri në nisjen e Kampionatit Botëror, disa nga kombëtaret veçse kanë zyrtarizuar listat e tyre për ngjarjen më të madhe të futbollit.

Kombëtarja e fundit që ka publikuar listën me 26 futbollistë të ftuar është ajo e Japonisë, e cila ka edhe befasi në të.

Dy yjet e mëdhenj të ekipit kombëtar, Takumi Minamino i Monacos dhe Kaoru Mitoma i Brightonit, nuk janë në mesin e të ftuarve.

Mitoma është i lënduar dhe mjekët e ekipit kombëtar besojnë se ai nuk mund të rikuperohet në kohë, ndërsa Minamino u la jashtë me vendim të stafit të trajnerëve.

Ndryshe, Japonia do të luajë kundër Holandës, Tunizisë dhe Suedisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Lista e Japonisë për Kupën e Botës:

Portierë: Zion Suzuki (Parma), Keisuke Osako (Sanfrecce Hiroshima), Tomoki Hayakaëa (Kashima Antlers)

Mbrojtja: Hiroki Ito (Bayern), Junnosuke Suzuki (Copenhagen), Ayumu Seko (Le Havre), Shogo Taniguchi (Sint-Truiden), Tsuyoshi Watanabe (Feyenoord), Ko Itakura (Ajax), Takehiro Tomiyasu (Ajax), Yukinari Sugawara (Wertogatok Bremen)

Mesfusha: Daichi Kamada (Crystal Palace), Ao Tanaka (Leeds United), Kaishu Sano (Mainz), Wataru Endo (Liverpool), Keito Nakamura (Reims), Daizen Maeda (Celtic), Ritsu Doan (Eintracht Frankfurt), Yuito Suzuki

Sulmi: Ayase Ueda (Feyenoord), Koki Ogawa (NEC), Kento Shiogai (Wolfsburg), Keisuke Goto (Sint-Truiden), Takefusa Kubo (Real Sociedad)

/Telegrafi/