Please enter at least 3 characters.

Januzi shënon në shtesë, Drenica merr tri pikë të arta në Klinë

Dukagjini dhe Drenica u takuan në Klinë në përballjen e e vlefshme për javën e 32-të të Superligës së Kosovës, ku fituan mysafirët 1-0.

Të dyja skuadrat patën raste shënimi në pjesën e parë, por mungoi konkretizimi para portës.

Dukagjini kërkonte golin e fitore, por kjo iu hakmor, duke pranuar gol në fund.

Vendimi i ndeshjes erdhi në kohën shtesë, kur Fjoart Januzi arriti të shënojë dhe t’i sigurojë Drenicës tri pikë shumë të rëndësishme.


Pas këtij rezultati, Drenica dhe Dukagjini kanë nga 41 pikë dhe, për momentin, ndodhen jashtë zonës së rrezikut. /Telegrafi/