Please enter at least 3 characters.

Janeva në takim me eurokomisarin Hahn

2016/10/Zyra-e-BE-së-në-Maqedoni.jpg

Eurokomisari për Zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, në zyrat e Delegacionit të BE-së në Shkup ka pritur Prokuroren Speciale, Katica Janeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkohë Hahn pritet që gjatë ditës të takohet edhe me kryetarët e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Siç bëhet e ditur, Hahn paraprakisht është takuar me përfaqësuesit e shoqatave joqeveritare dhe me kryeministrin Emil Dimitriev. /Telegrafi/