Jam kryeministër, nuk garoj për president!
“Unë kam kontratë me qytetarët që më kanë dhënë besimin në zgjedhje, dhe këtë kontratë si kryeministër i vendit e respektoj plotësisht”, ka thënë Thaçi, duke mbyllur mundësinë e kandidimit nëse zgjedhja e presidentit mbahet vitin e ardhshëm, raporton indeksonline.
Ai sërish ka kritikuar zyrtarët e Vetëvendosjes për rrëzimin e kamionit me mallra serbe, dhe ka pohuar se deputetë veç e veç të kësaj partie e kanë thirrur dhe i kanë dhënë përkrahje për planin për veriun.
Thaçi ka konfirmuar takimet me presidentin serb, Boris Tadic, por ka pohuar se kanë qenë të tjerë që janë ulur më afër tij, në kohën sa PDK-ja ka qenë në opozitë. “Mos të kujtojmë tash edhe takimet e dikujt me Milloshevicin”, ka thënë Thaçi në një referencë të qartë për ish-presidentin Ibrahim Rugova. /Telegrafi/


