Please enter at least 3 characters.

Jahjaga në Al Jazeera, për krizën e Evropës me refugjatë: Askush me dëshirë nuk e lë shtëpinë! (Video)

Në këtë emision, të cilin Jahjaga e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, e para e shtetit ka përmendur përvojën e popullit të Kosovës 16 vjet më parë si refugjatë.

“Gjatë këtyre muajve, shumë vende evropiane janë bërë vend i pritjes së refugjatëve sirianë”, thotë Jahjaga, derisa flet edhe për trajtimin që Evropa ua ka bërë dhe po u bënë refugjatëve sirianë.

“Kemi parë figura si kancelarja Angela Merkel e cila i ka mirëpritur refugjatët”, thekson ajo, por nikoqiri i këtij debati e ndërpret duke i thënë se Merkel po akuzohet se migrantët po i pret për të përfituar ekonomikisht shteti i saj nga ta.

Presidentja përmend rastin e Kosovës se si ua kishte mësyrë dyerve të rajonit, Evropës dhe SHBA-së.

“16 vjet më parë, regjimi serb ka detyruar një milion njerëz të lëshojnë shtëpitë e tyre, dhe kemi shkuar, kemi trokitur në dyert e fqinjëve tanë, Evropës dhe SHBA-ve. Refugjatët janë njerëz që nuk duan t’i lënë shtëpitë e tyre, por janë të detyruar t’i lënë ato”, thotë ajo.