Please enter at least 3 characters.

Jaguar Land Rover do të largojë rreth 5 mijë punëtorë në Britani të Madhe

2019/01/Jaguar_Land_Rover.jpg

Kompania e veturave luksoze Jaguar Land Rover, po përgatitet të largojë 5 mijë punëtor nga qendrat e saj në Britani të Madhe.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, largimet nga puna do të realizohen më së shumti në departamentet e menaxhimit dhe marketingut, por se mund të ndodhin edhe në departamentin e prodhimit.

Thuhet se vendimi është marrë në drejtim të planit të uljes së kostos së nivelit prej rreth 2.5 miliardë sterlina.

Sipas të dhënave të shitjes së kompanisë pjesa më madhe i takon tregut kinez, ndërsa për shkak të tensioneve botërore në muajt e fundit shitjet e kompanisë në Kinë kanë rënë për rreth 50 për qind.

Kompania në Britani të Madhe ka të punësuar 40 mijë persona. /Telegrafi/