Please enter at least 3 characters.

Jadon Sancho mund ta zëvendësojë Neymarin te PSG-ja

2019/06/sancho.jpg
265:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 13: Jadon Sancho of Dortmund during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Tottenham Hotspur and Borussia Dortmund at Wembley Stadium on February 13, 2019 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Raportohet se Paris Sinat-Germaini është i gatshëm ta shesë Neymarin në këtë verë, duke e zëvendësuar me Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit.BBC Sport raporton se skuadra franceze e ka ulur çmimin në 185 milionë euro, shumë kjo më e vogël sesa ka paguar në vitin 2017 për ta transferuar nga Barcelona.

Bëhet e ditur se PSG është duke tentuar ta transferojë Jadon Sanchon nga Dortmundi, mirëpo duhet të paguajnë rreth 150 milionë euro.

Neymar (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Talenti anglez ka shkëlqyer te skuadra në sezonin që lamë pas, gjersa ka marrë vëmendjen e skuadrave, si Manchester United dhe Liverpool.

PSG është e gatshme që t’i ofrojë Sanchos një pagë dy herë më të larët se sa që fiton aktualisht te skuadra gjermane me një kontratë pesëvjeçare.

Parisienët janë në dijeni se Neymari e dëshiron largimin nga Parku i Princave, me Barcelonën dhe Real Madridin që janë të interesuara për transferimin e brazilianit. /Telegrafi/