Jack Daniels me fitim më të ulët - rënia arrin 13 për qind këtë vit
Prodhuesi i uiskit të njohur Jack Daniels, kompania Braun-Forman, njoftoi sot se në tremujorin e parë të vitit fiskal 2026 ka realizuar të ardhura prej 924 milionë dollarësh, që është një rënie prej tre për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Megjithatë, kjo shifër është mbi parashikimet e analistëve të Uoll Stritit, të cilët kishin parashikuar 909,2 milionë dollarë.
Në tremujorin që përfundoi më 31 korrik, fitimi i kompanisë ishte 170 milionë dollarë, ose 36 centë për aksion, që është 13 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kërkesa në tregun amerikan ishte më e dobët, por rënia e shitjeve u kompensua nga blerësit në tregjet në zhvillim, të cilët kanë fuqi më të madhe blerëse, thuhet në raportin që transmeton Reuters.
Rritja organike e Braun-Formanit për tremujorin e parë fiskal të vitit 2026 është një për qind në baza vjetore, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte regjistruar një rënie prej katër për qind.
Kompania thekson se pjesa tjetër e vitit fiskal do të jetë e mbushur me sfida dhe paralajmëron për rreziqet nga pasiguria makroekonomike dhe gjeopolitike, të cilat, së bashku me mundësinë e vendosjes së tarifave të reja doganore, mund të ndikojnë negativisht në shitje. /Telegrafi/


