Please enter at least 3 characters.

Ja shqiptari që kërkohet nga MPB për ''Revolucionin Laraman'' (Foto)

2016/04/Revolucioni-Laraman.jpg

Ismet Idrizi është shqiptari i vetëm në listën e 13 protestuesve që i ka shpallur në kërkim Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Idrizi dje është shpërndarë nëpër rrjetet sociale nga protestues të majtë duke e mbështetur dhe duke e bërë simbol të ''Revolucionit Laraman''.

Idrizi shihet në fotografi duke e shtyrë karrocën për persona të pa lëvizshëm ku është i ulur një protestues maqedonas. Për këtë protestuesit dhe organizatorët e ''Revolucionit Laraman'' thonë se protesta është shumë nacionale./Telegrafi/