Ja se si u nxorën me dhunë deputetët nga salla e Kuvendit të Maqedonisë (Video)
Drama në Kuvendin e Maqedonisë filloi në momentin kur deputetët e pushtetit dhe të opozitës u gjetën përpara dyerve që shpie në sallën e mbledhjeve. Deputetët e opozitës nuk kishin kartela për të hyre kështu që nuk lejonin të hynin as deputetët e VMRO- DPMNE-së. Pas kësaj një pjesë e mazhorancës hyri nga ana tjetër e ndërtesës hynë edhe deputetët opozitës. U drejtuan kah kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski, i cili së shpejti u evakuua nga vendi i tij, transmeton Alsat-M.
Në tollovinë e krijuar kishte edhe deputetë të lënduar të LSDM-së. Më vonë në sallën e Kuvendit hyri ministrja e Punëve të Brendshme, të cilën opozitarët e akuzuan se po nxit luftë qytetare.
Pasi atmosfera filloi seriozisht të tendoset sigurimi i Kuvendit i largoi ekipet e gazetarëve nga galeria. Situata arriti kulmin pasi gazetarët u larguan, atëherë sigurimi me forcë tërhoqi deputetët e opozitës nga salla e Kuvendit .
Pasi u zbraz salla dhe brenda mbetën vetëm deputetët e shumicës, buxheti u miratua në mënyrë të shpejtë.
“Gjithçka që bëmë sot e bëmë për të mirën e popullit dhe të shtetit”, tha Trjaao Veljanovski, kryetar i Kuvendit.
Partia e vetme e opozitës që mbeti në sallë ishte PDSH-ja. Ata nuk flisnin për incidentet, por vetëm thanë se buxheti është antishqiptar. /Telegrafi/


