Ja sa pritet të mungojë Milot Rashica
26/01/2016
Mediat holandeze nuk nxituan të japin prognozën e dëmtimit, megjithatë paralajmëruan se mund të ishte lëndim serioz.
Ditën e djeshme, mediat holandeze kanë aluduar se mungesa e shqiptarit të Viteshes mund të zgjasë për një periudhë prej tri javësh.
Nga ana tjetër, në faqen zyrtare të klubit holandez nuk është përcaktuar saktësisht kohëzgjatja e mungesës së Rashicës.
Nga komunikata e klubit, bëhet me dije se gjendja e tij do të jetë nën vëzhgim të herëpashershëm. E konfirmuar është mungesa të mërkurën dhe në fundjavë. /Telegrafi/


