Ja pse duhet të konsumoni më shumë ullinj
Ullinjtë njihen si fruta të vegjël, të rrumbullakët të cilët i përkasin një grupi frutash të quajtur drupes, ose fruta guri, të kultivuar kryesisht në rajonin e Mesdheut.
Ullinjtë janë një pjesë e pandashme e kuzhinave botërore dhe kjo është për shkak të shijes së tyre të mahnitshme, përveç shijes ata na dhurojnë edhe shumë dobi shëndetësore.
Përfitimet shëndetësore
Ullinjtë luftojnë kancerin - Ata ndihmojnë në mbrojtjen kundër kancerit të zorrës së trashë, gjirit dhe lëkurës;
Shëndeti i syve - Ullinjtë janë burim i pasur i vitaminës A, e cila është e mirë për sytë e shëndetshëm.
Përmirësimi i qarkullimit -Komponimet me bazë bimore në ullinj mund të rrisin prodhimin e oksidit nitrik, duke përmirësuar funksionimin vaskular dhe duke lehtësuar rrjedhjen e gjakut në indet tuaja.
Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve – Ushqyerja me ullinj do t'ju japë lëkurë më të re. Acidi oleik i pranishëm në ullinj zvogëlon rrudhat e lëkurës me 20% dhe e bën lëkurën të butë dhe të shëndetshme. Po ashtu ullinjtë janë të pasur me vitaminë E, e cili ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezatimi ultravjollcë dhe e ushqen lëkurën dhe flokët.
I mirë për trurin -Ullinjtë përmbajnë polifenole, një element natyral që zvogëlon stresin oksidues në tru. Pra, duke ngrënë një shërbim të përditshëm të ullinjve ndihmon në përmirësimin e kujtesës tuaj deri në 25%.
Ndihmon tretjen - Ullinjtë janë një burim i shëndetshëm i fibrave, i cili siguron funksionimin e duhur të sistemit tuaj tretës. Fibra gjithashtu ju bën të ndjeheni të plotë dhe për këtë arsye mund të shmanget konsumimi i tepërt.
Për të përfituar nga këto dobi duhet të zgjedhni ullinj cilësorë, siç janë ullinjtë e brendit italian Coop, të cilët bëjnë përzgjedhjen e ullinjve më të mirë, më një formë të rrumbullakët dhe të butë.
Shumë lloje të shijshme të këtij brendi mund të gjeni në rrjetin e marketeve – Super Viva.


