Please enter at least 3 characters.

Ivanov: Askush nuk e pengon Kuvendin që ta përsëris precedentin e mëparshëm

2017/05/Ivanov-pranon-letrat-kredenciale-nga-Moldavia-dhe-Argjentina.jpg

Askush nuk e pengon Kuvendin që të përsërisë precedentin e mëparshëm dhe me mjete të paligjshme, pa nënshkrimin e Presidentit të shtetit në Gazetën Zyrtare, të publikohen dekrete për shpalljen e ligjeve të miratuara nga Kuvendi, deklarojnë nga kabineti i Ivanovit në lidhje me reagimet e pushtetit për vendimin e kthimit të ligjeve në Kuvend.

"Në mënyrë jo kushtetuese dhe mënyrë joligjore, pa nënshkrimin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në Gazetën Zyrtare vetëm se janë publikuar dekrete për shpalljen e ligjeve të miratuara nga Kuvendi", thuhet në deklaratë.

Nga atje thonë se askush nuk e pengon Kuvendin që ta përsëris precedentin e mëparshëm./Telegrafi/