Please enter at least 3 characters.

Italia tentoi ta natyralizoi, por braziliani e refuzoi fanellën azzurre (Foto)

2016/06/13568875_10153793313913831_2753377393729338325_o.jpg
10:"© REUTERS

Italia ka në radhët e veta futbollistë të natyralizuar siç janë Thiago Motta apo sulmuesi Eder.
Por në Kampionatin evropian ka mundur të jetë edhe një futbollistë tjetër brazilian me azzurrët.

Fjala është për mbrojtësin e Torinos, Bruno Peres të cilit iu është kërkuar natyralizimi.

Vetë braziliani e ka pranuar këtë gjë duke treguar edhe arsyejen se pse e refuzoi Italinë.

“Kam marrë një thirrje për tu natyralizuar dhe për ta veshur fanellën Italisë. E kam refuzuar këtë kërkesë pasi mendoj që një ditë ta veshi fanellën e vendit tim”, ka deklaruar Peres.

Mbrojtësi anësor është ndër më të vlerësuarit në Evropë për pozitën e tij, ndërsa ai pritet të largohet këtë verë nga Torino.

Për t’i siguruar shërbimet e tij favorit mbetet Roma, por në garë janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Bayern Munich, Chelsea, Manchester City e Barcelona.
/Telegrafi/