Italia përkrah Kosovën për liberalizimin e vizave
18/09/2015
“Mund të them se Italia e kupton shumë mirë faktin se janë të vetmit që nuk mund të udhëtojnë në Evropë pa viza. E kuptojmë shumë domethënien e kësaj kërkese dhe atë e shohim me miqësi dhe simpati. Për atë sa mund të bëjmë do ta qojmë përpara bashkëpunimin me vende tjera të cilat duhet të marrim vendime të përbashkëta. Duke pasur parasysh faktin se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim”, deklaroi senatori italian, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Ndryshe, delegacioni i kryesuar nga Vannino Chiti, është pritur sot gjatë ditës në takime të ndara nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe nga kryeministri, Isa Mustafa. /Zëri/


