Please enter at least 3 characters.

Islami: Vetëdijesimi dhe raportimi i rasteve të dyshimta, mbrojtja më e mirë e Kosovës nga spiunazhi

avni islami
Avni Islami
Avni Islami

Analisti i sigurisë, Avni Islami ka ngritur shqetësimin për rrezikun që paraqet veprimtaria e spiunazhit për sigurinë kombëtare të Kosovës, duke bërë thirrje për më shumë vigjilencë, vetëdijesim dhe bashkëpunim të qytetarëve me institucionet e shtetit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Islami ka theksuar se ndarja e informacionit me institucionet përgjegjëse dhe vetëdijesimi i qytetarëve janë ndër mekanizmat më të rëndësishëm për mbrojtjen e vendit nga veprimtaria e shërbimeve të huaja.

“Ndarja e informacionit me institucionet e shtetit dhe vetëdijesimi ynë sot është mbrojtja më e mirë e vendit nga spiunazhi”, ka shkruar Islami.

Sipas tij, spiunazhi nuk është një fenomen i krijuar në kohët moderne dhe as nuk lidhet vetëm me strukturat e shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë. Ai e cilëson atë si një veprimtari të lashtë, ndërsa thekson se populli i Kosovës është përballur për dekada me presione dhe shantazhe të natyrave të ndryshme.

Islami ka veçuar në këtë kontekst edhe periudhën e pesë dekadave të fundit, duke thënë se shërbimet sekrete serbe kanë lënë gjurmë të thella edhe pas përfundimit të luftës dhe pas ndërtimit të institucioneve të shtetit të Kosovës. /Telegrafi/