Please enter at least 3 characters.

ISIS ekzekuton edhe 9 persona të dyshuar si spiunë (Video)

2016/01/isis-ekzekuton-edhe-9-persona-t-euml-dyshuar-si-spiun-euml-video_hd.jpg

Para ekzekutimit, nën presionin e terroristëve, pengjet pohojnë para kamerës se janë spiunë dhe u japin të drejtë xhihadistëve për t’ua marrë jetën. E prej aty, militantët pa hezitim tërheqin këmbëzën e armëve, duke i ekzekutuar 9 personat me një breshëri plumbash.

Në videon prej 7 minutash shfaqet edhe një komandant i maskuar i IS, i cili prej zyrës së tij jep mesazhin se xhihadi po kryen një punë të dyfishtë.

Ai paralajmëron se ISIS-i nuk po lufton vetëm me kundërshtarët e deklaruar, por edhe me shumë spiunë që gjenden në terren. Por, sipas tij, Shteti Islamik pati sukses në arrestimin e kësaj “qelizë” me spiunë, të cilët ishin të ngarkuar me detyrën për të monitoruar lokacionet e xhihadistëve.

Vërtetësia e kësaj videoje mbetet e dyshimtë për ekspertët, ashtu sikurse edhe videot e tjera që IS ka publikuar më herët. Por, sipas disa analistëve, deri tani nuk ka dalë në dritë asnjë provë e cila hedh poshtë këto ekzekutime makabër, që terroristët u bëjnë pengjeve.

Ndërkaq, së bashku me publikimin e videove në rajonin e përgjakur, ka edhe pretendime se IS po përdor gazin klor, si armë kimike kundër luftëtarëve, alarm ky që vjen edhe nga Këshilli i Sigurimit të Kurdistanit. /Top Channel/