Please enter at least 3 characters.

Ishulli që nuk ekziston, në Google Maps!

2016/01/f.1123091252644_210.jpg

Kërkuesit nga universiteti i Sydney kanë thënë për AFP se përderisa kanë shkuar të kontrollojnë ishullin Sandy, krejt çfarë kanë gjetur ka qenë ujë deti.

Ishulli Sandy mund të shihet në Google Maps dhe poashtu nëpër atlase të ndryshme të printuara dhe hartat e motit. Ndërsa, pamja satelitore në Google Maps tregon vetëm një vrimë të zezë në vendin ku supozohet të ketë qenë ishulli.

Google e ka pranuar gabimin, duke deklaruar : “bota është në proces të vazhdueshëm të ndryshimit dhe mbajtja nën kontroll të këtyre ndryshimeve është përpjekje e pa fund”.

Megjithatë, pytja kryesore është se si, në rend të parë, u shfaq ishulli nëpër harta. Njëra prej teorive është se ishulli është paraqitur si destinacion i rrejshëm me qëllim të mos kopjimit të hartës origjinale të një kompanie.

Çfarëdo të kenë qenë arsyet e krijimit në hartë, ekzistenca e këtij ishulli është demantuar edhe më parë, rreth viteve 2000, kur një grup shkenctarësh kanë raportuar për të parën herë që ishulli nuk dukej në fotografitë satelitore. /Telegrafi/