Please enter at least 3 characters.

Ish-kreu i FIGC: Calciopoli ishte blof, Italia e bazuar te Juve e fitoi Botërorin (Foto/Video)

2017/11/FrancoCarraro-e1509562003199.jpg
155:"MILAN, ITALY - APRIL 30: Franco Carraro attends the 72nd AIPS Congress on April 30, 2009 in Milan, Italy. (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-shefi i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Franco Carraro, thotë se skandali Calciopoli ishte një blof.

Carraro ka qenë në krye të futbollit italian në periudhën e skandalit të famshëm të futbollit që rezultoi me marrjen e titujve të Juventusit dhe dërgimin në Serie B, pasi klubi më i suksesshëm italian ishte shpallur fajtor për manipulim të planifikimit të gjyqtarëve.

Mirëpo, 77-vjeçari mendon se skandali më i madh ka qenë mosdhënia e penaltisë së Ronaldos në duelin për titull ndërmjet Juves dhe Interit kah fundi i sezonit 1997/1998.

(Getty Images)

“Luciano Moggit i pëlqente ta thërrisnin Lucky Luciano. Atij i pëlqente që fitoret e Juves ishin pjesërisht të lidhura me aftësitë e tij për të gjetur lojtarë dhe për mënyrën e ndikimit te gjyqtarët”.

“A ka pasur ai vërtet ndikim? Ai nuk ka pasur asnjëherë sukses që të fitonte një titull me Juventusin në mënyrë të paligjshme”.

“E vetmja ndeshje për të cilën kam ndonjë dyshim, është ajo Juve-Inter, me penalltinë që nuk iu dha Ronaldos në vitin 1998”.

“Juve do t’i kishte fituar këto Scudetto sido që të kishte ndodhur, ata i kishin trajnerët më të mirë, (Marcello) Lippi dhe (Fabio) Capello”.

“Në fakt, në vitin 2006, ekipi kombëtar i bazuar te skuadra e Juventusit e fitoi Kampionatin Botëror”, ka deklaruar Carraro për Corriere della Sera. /Telegrafi/