Please enter at least 3 characters.

Ish-e dashura kërkon që emri i saj të mos lidhet më me Don Xhonin: Është histori e përfunduar

2022/08/arianafk.jpg

Emri i Ariana Lirey është lakuar shpesh në faqet rozë shqiptare për shkak të lidhjes së saj me Don Xhonin.

Modelja me origjinë ruse dhe autori i shumë hiteve tashmë i kanë ndarë rrugët, megjithatë shkrimet për bukuroshen kanë vazhduar.

Sidoqoftë, ajo ka bërë një postim në InstaStory duke kërkuar që të mos lidhet emri i saj me atë të reperit nga Kosova.

(Foto: Instagram/arianalirey)

“Për mua, kjo është histori e përfunduar. Ju lutem mos e lidhni emrin tim më me Xhonatanin. Faleminderit të dashur media”, ka shkruar Ariana.

(Foto: Instagram/arianalirey)

Ndryshe, së fundmi është raportuar se ajo është duke shijuar një lidhje të re, bazuar në imazhet e shpërndara në rrjetet sociale. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/arianalirey)