Irani kërcënon të sulmojë Izraelin verior dhe lëshon paralajmërim për evakuim
Irani ka kërcënuar të sulmojë Izraelin verior nëse Bejruti goditet nga sulmet izraelite.
Komanda qendrore ushtarake e Iranit ka paralajmëruar banorët në zonë të largohen, për të shmangur dëmtimin në rast se Izraeli kryen sulmet e tij të planifikuara në periferitë jugore të Bejrutit.
Kryeministri i Izraelit zbuloi këtë mëngjes se kishte urdhëruar sulme të reja kundër kryeqytetit të Libanit, transmeton Telegrafi.
Ushtria izraelite më pas lëshoi një urdhër evakuimi për banorët e periferive jugore të Bejrutit.
Kërcënimi erdhi pasi një këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit postoi në mediat sociale se durimi i forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit ka kufij.
Mohsen Rezaei shtoi se Ngushtica e Hormuzit ishte nën menaxhimin e Iranit dhe se vendi nuk do të lejonte që bllokada të vazhdonte. /Telegrafi/


