Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Mitrovicë – disa lagje pa ujë përkohësisht
23/06/2026
Kompania rajonale e ujësjellesit të Mitrovices ka dalë me njoftim për konsumatorët se do të këtë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, ku do të ketë ndërprerje përkohësisht të ujit.
Ekipet e “KRU” Mitrovica po punojnë në këto zona në rrjetin e ujësjellësit: Rr. “Ujmani ”, Rr. “Bislim Bajgora”, Rr. “Trepça”, Rr. “Bajo Topulli”, Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Fshati Kqiq dhe Fshatin Lushtë.
Ndërsa punimet në rrjetin e kanalizimit në këto zona: Rr. “Molla e Kuqe”, Rr. “Jeton Tërrstena”, Rr. “Evlia Qelebia”, Rr. “Mbretëresha Teuta” dhe Fshatin Trepçë.
Në rast se uji është i turbullt, KRU Mitrovica ka bërë të ditur që të lihet rubineti të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht. /Telegrafi/


