Please enter at least 3 characters.

Interi pranon huazimin e Dalbertit te Monaco?

2018/05/Dalbert-1-e1527621642395.jpg
295:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - DECEMBER 23: Henrique Dalbert of FC Internazionale Milano in action during the serie A match between US Sassuolo and FC Internazionale at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on December 23, 2017 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi brazilian, Dalbert Henrique mund të rikthehet në Ligue 1, por kësaj radhe tek skuadra e Monacos.

Dalbert u transferuar verën e kaluar tek Nerazzurrët nga Nice pas një sage që zgjati disa muaj.

Megjithatë, mbrojtësi brazilian dështoi të bind drejtuesit e klubit italian me talentin dhe paraqitjet e tij, duke bërë vetëm 13 paraqitje në Serie A.

Dalbert gjatë një aksioni ndaj Chievos me fanellën e Interit (Getty Images)

Pas ndeshjeve të pakta të Dalbert me fanellën e Interit, shumë skuadra u vënë pas shërbimeve të tij, ku më të interesuarit janë francezët e Monacos.

Sipas mediumit Mediaset Premium, Inter është i gatshëm të huazojë Dalbertin në Monaco për një sezon.

Dy skuadrat janë në bisedime të avancuara dhe kosto e huazimit të thjeshtë një vjeçar mendohet të jetë tre milionë euro.

Ky do të ishte një kthim në Francë për ish-lojtarin e Nicës, i cili i kushtoi Interit 20 milionë euro verën e kaluar. /Telegrafi/