Please enter at least 3 characters.

Interi me 'poker’ merr fitoren e parë në 'Champions'  

2024/10/Screenshot-2024-10-01-222719.png

Interi ka fituar ndaj Crvena Zvedas me rezultat 4-0, duke arritur fitoren e parë në Ligën e Kampionëve. Pasi kishte barazuar në ndeshjen e parë, zikaltërit e nisën furishëm takimin për të marr fitoren.Hakan Calhanoglu hapi ndeshjen me një gol të shënuar në minutën e 11-të për 1-0.Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të filluar e dyta, erdhi edhe goli i dytë.Marko Arnautovic përfitoi nga një asistim i Medih Taremit për të shënuar për 2-0.Pastaj në minutën e 81-të, Interi fitoi penallti, ku nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Taremi për 4-0.

Deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe Interi arriti fitoren e parë në edicionin e ri dhe të ndryshuar të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/ 

Standings provided by Sofascore