Please enter at least 3 characters.

Interi dhe Milani duan Mullerin

2019/05/Thomas-Muller.jpg
268:"LISBON, PORTUGAL - SEPTEMBER 19: Thomas Mueller of Bayern Munich reacts during the Group E match of the UEFA Champions League between SL Benfica and FC Bayern Muenchen at Estadio da Luz on September 19, 2018 in Lisbon, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi gjerman i Bayern Munichut, Thomas Muller ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha italiane, Interit dhe Milanit.

Pretendohet se fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë nuk është plotësisht i lumtur në Bavari dhe mund të jetë i hapur për një largim nga Bayerni.

Këtë dëshirë thuhet se mund t'ia bëjnë realitet dy klube të mëdha nga Serie A që janë të interesuara në transferimin e gjermanit.

Sipas revistës së njohur Kicker, Interi dhe Milani janë të interesuar të nënshkruajnë me Mullerin nga Bayerni.

Thomas Muller (Foto: Octavio Passos/Getty Images)

Ky medium gjithashtu shton se është e mundshme që klubet angleze gjithashtu të jenë në interesuara për transferimin e 29-vjeçarit.

Ndryshe Muller në këtë sezon ka zhvilluar 41 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar nëntë gola dhe duke dhuruar 14 asistime. /Telegrafi/