Please enter at least 3 characters.

Interi arrin marrëveshje për Berardin?

2017/04/berardi1.jpg

Mediat italiane deklarojnë se Interi kanë arritur një marrëveshje me Sassuolon për Domenico Berardin përpara një lëvizje të verës në San Siro.

Me fjalët e pronarëve Suning, të gatshëm për të investuar 150 milionë euro në afatin e ardhshëm të transferimive, Corriere dello Sport raporton se Nerazzurët kanë arritur marrëveshje me homologët e tyre pas bisedimeve të gjata.

22-vjeçari italian ka luftuar për të rimarrë formën e tij këtë sezon, pas një dëmtimi, i cili e la gjatë jashtë fushave, duke shënuar vetëm një herë që nga gushti.

Berardi, i cili ka shënuar 57 gola dhe ka dhënë 37 asistime në 152 paraqitje për klubin e Sassuolos, vlerësohet plot 40 milionë euro nga drejtuesit emilian.

Megjithatë, Interi po mendon të reduktoj këtë shifër duke përfshirë në ofertë sulmuesin 23-vjeçar, Gianluca Caprari, i cili aktualisht është i huazuar në Pescara.

Një tjetër në listën e dëshirave për Interin është thënë të jetë edhe 20-vjeçari Lorenzo Pellegrini.

Por, thuhet se Roma kanë një mundësi riblerje për ish-lojtarin e tyre të akademisë, i cili nënshkroi për skuadrën nga Reggio Emilia në një marrëveshje prej 1.25 milionë euro në vitin 2015. /Telegrafi/