Please enter at least 3 characters.

Inspekcioni largon tarracën e fundit në sheshin qendror të Prishtinës

2022/08/296954683_148988751071371_7108972142796943052_n.jpg

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, tash e sa javë ka nisur një aksion për largimin e terrasave të lokaleve të ndryshme të cilat kanë zënë hapësirat publike.

Sot kjo drejtori ka filluar largimin e tarrasës së hotelit “Swiss Diamond”.

“Pas vërtetimit të vendimit të Drejtoria e Inspekcionit - Komuna e Prishtinës dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komuna e Prishtinës, fillon largimin i tarracës (konstruksionit) të fundit që ishte i vendosur ne sheshin qendror të Prishtinës”, ka njoftuar Drejtoria e Inspekcionit. /Telegrafi/