Please enter at least 3 characters.

Insigne: I kërkoj falje të gjithëve, dhamë maksimumin

2017/11/GettyImages-873728252-e1510761903459.jpg
245:"MILAN, ITALY - NOVEMBER 13: Lorenzo Insigne of Italy looks on before the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: Second Leg between Italy and Sweden at San Siro Stadium on November 13, 2017 in Milan, Sweden. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Lorenzo Insigne ka menduar të shuajë polemikat mbi lënien jashtë të tij, nga ana e trajnerit Giampiero Ventura, në sfidën e djeshme ndaj Suedisë.

Sulmuesi i Napolit theksoi se respekton dhe pranon zgjedhjet e çdo trajneri, ashtu siç pranoi edhe atë të Venturës, mbrëmjen e të hënës.

“Unë isha stërvitur mirë dhe isha në dispozicion të trajnerit, ashtu siç ishin të gjithë të tjerët”.

“Ventura i besoi disa zgjedhjeve të tjera dhe unë pranova dhe respektova zgjedhjet e tij, ashtu siç kam bërë gjithmonë”, tha napolitani.

Insigne më pas i kërkoi ndjesë edhe publikut italian, për mungesën e kualifikimit, teksa theksoi se të gjitha ata që luajtën, dhanë maksimumin në fushë.

(Getty Images)

“Dua t’i kërkoj falje të gjithë publikut italian, që i lamë jashtë botërorit, pas 60 vitesh”.

“Nuk ka polemika mbi aktivizimin tim, sepse të gjitha ata që luajtën dhanë maksimumin dhe për këtë ju siguroj”, u shpreh Insigne. /TCh/