Iniesta: Nuk mendojmë për hakmarrje ndaj Realit
13/02/2014
Dy klubet u takuan në finalen e kësaj gare edhe tre vite më parë, kur një gol i vonshëm i Cristiano Ronaldos ia dha fitoren 1-0 skuadrës së Jose Mourinhos.
Dhe dy skuadrat do të takohen edhe një herë në Mestalla në mes të prillit, pasi Barca eliminoi Real Sociedadin dhe Reali eliminoi Atletico Madridin.
“Ndjenja është e mirë. Kur një skuadër luan mirë, gjithçka funksionon më mirë. Kjo është sfida jonë, që gjërat të përfundojnë mirë”.
“Nuk do të thosha se ka gjëra të cilat ne duhet t’i rregullojmë me Real Madridin, por është një shans i mirë për të fituar një titull tjetër”, ka thënë spanjolli./Telegrafi/


