Please enter at least 3 characters.

Infantino: Kupa e Botës 2026 është ngjarja më e suksesshme në histori

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, komentoi mbi ecurinë e Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar si ngjarjen më të suksesshme të gjithë historisë.

Kampionati Botëror 2026 ka ardhur me shumë kritika shkaku i organizimit, biletave, problemeve me viza për lojtarët dhe tifozët.

Megjithatë, pas nisjes së tij është parë një interesim i madh dhe shumë ndeshje tashmë kanë dhuruar spektakël.

Kur ka përfunduar raundi i dytë i ndeshjes, në skenë ka dalë i pari i FIFA-s, Infantino, i cili e ka cilësuar Kupën e Botës 2026 si ngjarjen më të suksesshme në histori.

“Është e pabesueshme. Më shumë se çdo gjë që bota ka parë ndonjëherë - jo vetëm midis ngjarjeve të futbollit, por midis të gjitha ngjarjeve në përgjithësi. Ky është ngjarja më e suksesshme në histori”, ka thënë fillimisht Infantino.

"Stadiumet janë të mbushura plot, qytetet janë të mbushura plot dhe atmosfera është e mrekullueshme. Ka shumë familje, fëmijë dhe gra në tribuna dhe është vërtet e mrekullueshme”.

“Jam shumë mirënjohës për të gjithë tifozët që vijnë në stadiume dhe marrin pjesë në festivalet e FIFA-s", përfundoi i pari i futbollit botëror. /Telegrafi/