Please enter at least 3 characters.

Imazhet e para të Ariana Grandes pas shpërthimit në koncertin e saj, momenti i arritjes në SHBA (Foto)

2017/05/ari4-e1495575790631.jpg

Tashmë kemi raportuar se Ariana Grande është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmit terrorist në koncertin e saj në Mançester.

Këngëtarja është shprehur e dëshpëruar në postimin e parë në rrjetet sociale, pas shpërthimit që la të vdekur 22 njerëz dhe 59 të plagosur, ndërsa në mesin e të vdekurve shumica janë të moshave të reja.

Një vajzë tetëvjeçare dhe disa fëmijë të tjerë nën moshën 16 vjeçare janë ndër viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm.

(Splash News/Twitter)

Këngëtarja ka vendosur ta anulojë turneun evropian dhe është kthyer në vendlindjen e saj, ndërsa në media janë publikuar fotografitë e para të arritjes së saj atje.

Në Boca Raton të Floridës nga i dashur i saj, Mac Miller, ndërsa nga imazhet kuptohet pikëllimi dhe nevoja për mbështetje e Arianas edhe në momentet kur e puth të dashurin.

(Splash News/Twitter)

Njëherësh, këto fotografi dëshmojnë atë që është raportuar se këngëtarja nuk ka pësuar lëndime fizike. /Telegrafi/